Dhunojnë policët për muzikën

17/04/2014 00:00

Tre policë në Lushnje janë plagosur, duke u goditur me mjete të forta, ndërsa po kërkonin rreth orës 2 të mëngjesit mbylljen e një lokali me muzikë, në qytetin e Lushnjes.

Pasi kërkuan uljen e volumit të muzikës, ata janë sulmuar me mjete të forta nga persona, që ndodheshin në gjendje të dehur në lokal.

Dhunuesit kanë dëmtuar edhe mjetet e policisë. Për shkak të numrit të madh të personave, që kundërshtuan me dhunë forcat e Rendit, në lokalin që ndodhet në qendër të qytetit mbërritën repartet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, që vunë situatën nën kontroll, si dhe arrestuan disa persona.

Ndërkohë, mësohet se janë arrestur dy vëllezër, pronarë të lokalit, dhe është shpallur në kërkim një i tretë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Kukës, ku tre të rinj dhunuan me grushta shefin e rendit në këtë qytet.

Policia kishte ndërhyrë pasi ndaj të rinjve kishte ankesë nga disa studentë për ngacmim.

Pas përplasjes fizike, policia arrestoi në flagrancë tre të rinjtë nga fshati Shtiqën.

Top Channel