Pesë të lënduar është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmë në aksin Vlorë-Fier. Një automjet ka dalë nga rruga, si pasojë e lagështirës, duke u përplasur me barrierën anësore.

55-vjeçari po udhëtonte nga Vlora në drejtim të qytetit të Fierit, me pesë pasagjerë në automjetin e tij.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca dhe policia e shtetit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia ka nxjerrë si shkak të aksidentit, shpejtësinë dhe lageshtirën në rrugë.

Top Channel