Barcelona, tifozët: Jeni mercenarë!

17/04/2014 00:00

Skena u përsërit. Ashtu siç ndodhi pas humbjes në kampionat ndaj Granadës, një grup tifozësh të Barcelonës u mblodh përsëri në afërsi të stadiumit Camp Nou për të kritikuar futbollistët e klubit katalanas pas humbjes ndaj Realit të Madridit në finalen e Kupës së Mbretit.

Lojtarët u quajtën “mercenarë” dhe u akuzuan se nuk “djersitën fanelën”. Askush nuk shpëtoi nga thirrjet e zemëruara. Madje edhe Messi u ofendua rëndë.

Tifozët kërkuan gjithashtu dorëheqjen e “Tata” Martinos.

Dy furgonë policie shkuan aty ku ishin mbledhur tifozët për të mbajtur situatën nën kontroll dhe nuk pati asnjë incident.

Top Channel