Argjentinë, vajza mbahej në garazh prej 9 vjetësh

17/04/2014 00:00

Një vajzë 15-vjeçare është liruar , pasi prej 9 vjetësh qëndronte e detyruar në garazhin e banesës nga çifti që e kishte birësuar atë.
Policia ka bërë të ditur se vajza dhunohej fizikisht  dhe ushqehej keq. Në momentin që policia e ka liruar, ajo peshonte vetëm 20 kilogram.

Në garazh vajza qëndronte bashkë me një qen dhe një majmun. Ajo ka thënë se për të ngrënë i jepnin vetëm bukë dhe asgjë tjetër. Një herë ishte rrahur, pasi kishte tentuar të merrte ushqimin e kafshëve, gjithashtu 15-vjeçarja ka thënë se në 9 vite ishte lejuar vetëm 2 herë të dilte jashtë garazhit.

Pasi është liruar nga policia ajo është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dy ‘prindërit’ e saj janë arrestuar dhe akuzohen për skllavëri dhe abuzim.  

Sipas zyrtarëve vendas, 2 personat e kishin marrë vajzën nën kujdesin e tyre të përkohshëm në vitin 2001 pasi prindërit biologjik të saj kishin edhe 7 fëmijë të tjerë dhe nuk kishin mundësi financiare ta mbanin atë.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}

Të dyja familjet
kanë mbajtur kontakte deri në vitin 2005, kur prindërit biologjik të e kishin
braktisur përgjithmonë fëmijën e tyre.

  

Top Channel