Shpërthen bombola pranë karburantit

16/04/2014 00:00

Një bombul gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të një pike karburanti.

Për pasojë, dy persona, Agim Qoku, 59 vjeç, i zoti shtëpisë dhe personi që po bënte montimin e bombulës janë plagosur duke marrë djegie në trup.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonën për arsye sigurie, ndërkohë që kanë nisur hetimet dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Ngjarja në fjalë e ndodhur në afërsi të një pike karburani ka krijuar frikë e panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës, ndërkohë që risjell në vëmendje cilësinë jashtë standarteve të bombulave që qarkullojnë në treg.

Top Channel