Komisioni i jashtëm parlamentar në Kosovë

14/04/2014 00:00

Komisioni parlamentar për politikën e jashtme i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga deputetja Arta Dade, po zhvillon një vizitë në Kosovë. Ky komision u prit nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Pas takimit të përbashkët me komisionin e punëve të jashtme të Kuvendit të Kosovës, kryetarja Dade dhe homologu i saj Albin Kurti, në konferencën për media folën për rëndësinë e bashkëpunimit të këtyre grupeve, duke e cilësuar si të domosdoshëm.

Angazhimi i të dy komisioneve, sipas Kurtit, shtrihet në tri rrafshe: politik-institucional, kulturor-arsimor dhe social-ekonomik. Nga ana e saj, Dade tha se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, pasi sipas saj, kjo është detyrë e institucineve shqiptare.

Top Channel