Aksidenti, humbin jetën 4 të rinj

12/04/2014 00:00

Katër të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur
pranë universitetit Bujqësor në zonën e Kamzës në Tiranë, në orët e para
të ditës së shtunë.

Sipas policisë një automjet tip ‘BMW’ me targë AA533IU doli nga rruga duke u rrotullluar disa here dhe perplasur me nje mur qe kishte perpara.

Gjate rrokullisjes, te te rinjte qe ndodheshin brenda kane marre plage te renda dhe jane derguar ne spital nga policia, thuajse pa shenja jete. Sipas mjekëve hematomat e rënda, sidomos në kokë, i kanë marrë jetën te rinjve. Viktimat janë Alfred Beluli 25-vjeç shofer i automjetit, Fatjon Driza, 22 vjeç, Jurgjena Muça, 18 vjeçe dhe Klevis Muça, 14 vjeç.

Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit nga ana e shoferit të automjetit tip ‘BMW’. Mësohet se është dashur edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë 4 të rinjtë nga automjeti i aksidentuar dhe deformuar si pasoje e perplasjeve.

Top Channel