Aksident në Fier-Levan, një viktimë

10/04/2014 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e së enjtes në aksin Fier-Levan, ku si pasojë një person ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit Qafa e Kashovicës.

Sipas burimeve, një mjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy persona që po qëndronin në anë të rrugës.

Burimet shtojnë më tej se, personat në fjalë kishin ndaluar për të riparuar motorin dhe njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri është dërguar në spital për mjekime.

Një ditë më parë, një aksident rrugor i ndodhur po gjatë orëve të pasdites, në qytetin e Hasit, i mori jetën një vajzë 8-vjeçare.

Vogëlushja me inicialet E. M. nuk i mbijetoi dot përplasjes së dy automjeteve, nga e cila 2 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Top Channel