Elbasan, aksident rrugor, vdes 62-vjeçari

05/04/2014 00:00

Një 62-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti, mesditen e së shtunës në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja është shënuar në rrethrrotullimin e unazës perëndimore në hyrje të qytetit. Sic bën me dije policia e Elbasanit, një kamion me targa SR 989 CA ka përplasur për vdekje 62-vjeçarin Zamir Dedja i cili udhëtonte me biçikletë.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë për ta dërguar në spital, viktima nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin maqedonas Risto Demovski dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht mendohet se 62-vjeçari ka humbur kontrollin e biçikletes duke i prerë rrugën kamionit duke sjellë edhe përplasjen fatale që pasoi vdekjen e tij të menjëhershme.

Policia përjashton pistën e shpejtësisë së lëvizjes së kamionit pasi aksidenti është shënuar në rrethrrotullim çka e bën të vështirë lëvizjen me shpejtësi.

Top Channel