Një aksident me pasojë plagosjen e një këëmbësoreje ka ndodhur të hënën në mëngjes në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Shtetesja qe ka mbetur e plagosur rende ne kete aksident 58-vjeçarja Zybe Gjetaj ka qene duke kaluar rrugen kur eshte perplasur nga nje motociklete.

Per pasoje 58-vjeçarja ka marre plage te renda dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne spitalin rajonal te Shkodres. Ndersa drejtuesi i motocikletes, i cili nuk eshte larguar nga vendi ngjarjes eshte shoqeruar ne polici. Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes ka percaktuar si shkak paraprak te aksidentit, pakujdesinë e kembesores dhe drejtuesit te motocikletes.
 

Top Channel