Përplasen 6 makina, një e plagosur rëndë

20/03/2014 00:00

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e të mërkurës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, pranë spitalit të fëmijëve ku nga përplasja e 6 automjeteve ka mbetur e plagosur rëndë një grua, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se gruaja e plagosur, rreth 45 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jetë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Top Channel