Aksident në Krrabë, plagoset një grua

19/03/2014 00:00

Një aksident me plagosjen e një gruaje ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në aksin rrugor Tiranë-Krrabë.

Një automjet me targa AA 046 DD ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Mushqeta dhe për pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit.

Menjëherë e plagosura, identiteti i të cilë nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte automjete ndërkohë që policia e ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel