Aksident pranë Sukthit, një i vdekur

15/03/2014 00:00

Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës, nga një aksident i ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sukth, ku si pasojë e përpasjes së dy
automjeteve, një furgoni mallrash dhe një automjet “BMW”, ka humbur
jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes rezulton se automjeti tip “BMW” me targa “AA 944 CZ”, i drejtuar nga shtetasi Ilir Ajazaj, 29 vjeç nga Durrësi, i ka rënë nga pas furgonit të mallrave, që si rezultat i goditjes ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i furgonit, shtetasi Marsel Rrapi, 27 vjeç me banim në Tiranë ka gjetur vdekjen në spital, ndërsa policia ka ndaluar Ajazajn për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje rrugore të regjistruar në orën 06.10 të mëngjesit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në aksin Tiranë-Durrës për të larguar nga rruga produktet ushqimore që janë shpërndarë gjithandej nga furgoni i mallrave, me qëllim shmangien e aksidenteve të tjera rrugore.

Top Channel