Lushnjë, aksident rrugor, vdes 36-vjeçari

10/03/2014 00:00

Shpejtësia e lartë i ka marrë jetën 36-vjeçarit Vaip Kaja nga fshati Ardenicë i Lushnjës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur 36-vjeçari i cili drejtonte mjetin e tij tip benz me targa AA 400 ER në hyrje të qytetit të Lushnjës ka dalë nga rruga, duke perfunduar në kanal ku më pas është përplasur me borduren anësore.

Kjo goditje i ka shkaktuar plage te renda 36 – vjeçarit.Ai eshte transportuar menjëherë drejt spitalit te Lushnjes, ku i eshte dhene ndima e pare.Megjithe nderhyrjet e mjekeve 36-vjeçari nuk ka mundur t’i shpetoje vdekjes dhe ka ndërruar jetë rreth ores 6 te mengjesit.

Nga hetimet e para qe policia kreu ne vendngjarje rezultoi se veç shpejtesisë 36-vjeçari nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit.

Top Channel