Atentat në Milot, dy të vdekur

19/02/2014 00:00

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati, që ndodhi në orët e mbrëmjes së të mërkurës, tek Ura e Milotit, në rrugën e vjetër Lezhë-Laç.

Viktimat janë Klodian Ndreca, 28 vjeç, dhe Taulant Prendi, 25 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i këtij të fundit, Aurel Prendi, 21 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Lezhës, ku iu dha ndihma mjekësore.

Forcat e policisë, që mbërritën në vendin e ngjarjes, thanë se tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet “Golf 5”. Atyre i ishte zënë pritë në afërsi të urës dhe ndaj tyre u qëllua me breshëri armësh.

Në vendngjarje u gjet një kallashnikov dhe një pistoletë, ndërsa autorët e atentatit ende nuk janë identifikuar.

Forcat e policisë po vijojnë kontrollet, në të gjithë zonën, për kapjen e autoreve dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Top Channel