Lushnje, vritet 33-vjeçari për pronat

17/02/2014 00:00

Konfliktet e pronësisë dyshohet se janë bërë shkak për vrasjen e një personi në fshatin Zhamë, të Komunës Dushk, në Lushnje.

Sipas të dhënave të policisë lokale viktima është shtetasi Besnik Dingozi, 33 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie dhe se janë shoqëruar dy persona. Të dyshuarit si autorë janë shtetasit: Haxhi Skënderi, Xhevahir Meta dhe është shpallur në kërkim K.Meta. Ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë, pritet varianti zyrtar nga policia.

Top Channel