Festat, në SHBA ulen çmimet e armëve

30/11/2013 00:00

Ulja e çmimeve në Shtetet e Bashkuara, që nisi me të Premten e Zezë, do të zgjasë deri të hënën, duke u ofruar qytetarëve një fundjavë uljesh.

Por përveç produkteve të zakonshme që kërkojnë qytetarët, që nga ato ushqimore e deri tek ato elektronike, duket se ulje do të kenë edhe armët e zjarrit.

Siç raportojnë mediat amerikane, në magazinat e mëdha në qytete të ndryshme por edhe në ato online pushkët dhe pistoletat janë nxjerrë në shitje me oferta speciale.

Duket se incidentet e vazhdueshme që verifikohen në Amerikë, ku një apo disa persona të armatosur hyjnë në qendra tregtare apo shkolla dhe hapin zjarr, nuk po u bëjnë përshtypje amerikanëve.

Top Channel