Kryeplaku: Pashë të arratisurit

24/11/2013 08:30

Kryeplaku i fshatit Qatrom është njëri prej dëshmitarëve që ka mundur të shohë dhe të përballet me grupin e të arratisurve.

Myfit Ustalli ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij nga Drenova në drejtim të fshatit Qatrom, kur në një kthesë një grup personash me një furgon i kanë kërkuar që të zbrese nga automjeti ku ai po udhëtonte me djalin e tij.

Sipas kryeplakut njeri nga personat ka qenë i armatosur, por ai nuk ka rezistuar ndaj edhe ata i kane marrë mjetin tip “Mercedes” me ngjyrë të zezë dhe janë larguar.

“Unë kujtova se ishte patrullë policie dhe kur ndalova i pyetja ç’kishte ndodhur. Njëri prej tyre me automatik i ra xhamit, nga djali se unë isha pasagjer dhe na tha: “Shpejt, shpejt, shpejt zbrisni”. Menduam se po i vinim policisë në ndihmë. Zbriti djali, unë nga ana tjetër dhe sa i pyeta: “O çuna ç’bëni” ikën ata. Nuk mora vesh gjë në fillim. Më tha djali: “Ore babi, këta ishin hajdutë”. Kur mora në telefon policinë mësova që ishin të ikur nga burgu”, deklaroi për “Top-Channel” kryeplaku Ustalli.

E gjithë policia e Korçës dhe ekipe të shumta ekspertesh janë duke vijuar punën për përcaktimin e destinacionit të 6 të arratisurve dhe kapjen e tyre. 

Top Channel