Tensionohet situata disa orë përpara hapjes së kutive të votimit për zgjedhjet vendore në Kosovë, ndërsa një kandidat për këshillin bashkiak të Skëndërajt mbeti i vdekur në një atentat të ndodhur në qendër të qytetit, rreth orës 16:15 të së shtunës.

Viktima, 38-vjeçari Bekim Birinxhiku u ekzekutua nga një makinë në lëvizje, ndërsa ishte duke folur në telefon pranë një xhamie të ndodhur në qendër të qytetit.

Sipas mediave kosovare, ish-luftetari i UÇK-se eshte vrare nga nje atentat i realizuar prej nje efektivi te policise, me te cilin kishte pasur nje konflikt personal.

Duket se atentatori eshte vetdorezuar, por Policia e Kosoves nuk e ka konfirmuar ende identitetin e tij.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Rramush Haradinajt është duke ndjekur situatën, e cila sipas korrespondentes te “TCH” ne Prishtine, Arta Berisha, po trajtohet nga policia nje “incident i izoluar, pa lidhje me zgjedhjet”

Më parë gjatë ditës, incidente te tjera u regjistruan edhe në Veri të Kosovës, ku u sulmua kandidati kryesor i Listës Serbe për Veriun e Mitrovicës, Kerstimir Pantiç.

Të dielën, kosovarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe këshillarët e rinj të bashkive e komunave.

Top Channel