Kostumet e panumërta të Paris

01/11/2013 17:45

Festa e Hellouinit është një moment i shumëpritur për shumë persona të rëndësishëm që përdorin këtë ditë si pretekst për të “shfrenuar fantazinë” e tyre në lidhje me veshjet.

Megjithatë, mbi të gjitha, kjo është një ditë e shënuar për Paris Hilton, e cila shpenzoi 5 mijë dollarë vetëm me kostume, për t’u bërë të dukej në fillim si një sirenë seksi, më pas si një gladiatore, zanë, nuse apo infermiere.

Albumi i saj për Hellouin u publikua prej vetë Paris, në rrjetet e saj sociale këtë të premte.

Top Channel