Rënia e flokëve shkaktohet nga graviteti

31/10/2013 18:10

Nga gjenetika tek hormonet, shumë teori janë përpjekur të shpjegojnë arsyet e rënies së flokëve.

Megjithatë, listës së arsyeve të dyshuara i shtohet tashmë edhe një hipotezë tërësisht e padëgjuar deri më tani… graviteti.

Emin Tuncay Ustuner është një kirurg plastik në Ankara, Turqi dhe ai beson që teoria e tij është e vetmja që shpjegon tërësisht këtë proces, i cili godet kryesisht meshkujt.

Sipas kirurgut, me kalimin e viteve, pesha e gravitetit bën që lëkura e kokës të tërhiqet drejt pjesës së poshtme të kafkës.

Ky proces shpjegon edhe rënien e flokëve, sepse ndërsa në moshë të re, në rrënjën e flokut ka inde të mjaftueshme për t’a ushqyer, me lëkurën që priret të zgjatet dhe të rrudhoset drejt pjesëve të fytyrës, sasia e indieve në rrënjën e flokëve pakësohet, duke i dhënë jetë këtij procesi të pakthyeshëm.

Sipas Ustuner, gjenet dhe hormonet luajnë një rol në përshpejtimin ose ngadalësimin e këtij procesi, që eventualisht shpjegohet tërësisht vetëm nëpërmjet teorisë që i ka shpëtuar deri më tani një pafundësie shkencëtarësh…

Top Channel