Rrjeta e çarë, goli fantazmë i Leverkusenit

19/10/2013 00:00

Kemi parë topa që kanë kaluar vijën fatale dhe nuk janë quajtur gol, topa që s’e kanë kaluar fare vijën dhe janë quajtur. Kemi parë 11-metërsha të paqenë, apo 11-metërsha të padhënë…por kjo është e tepërt.

Gafa spektakolare e gjyqtarëve të takimit vjen as më pak dhe as më shumë nga Bundesliga gjermane, një nga kampionatet me prestigjoze në botë. Në takimin Hofeneim-Bajer Leverkusen, në minutën e 70-të të tij, kur rezultati i ndeshjes ishte 0-1, një goditje me kokë e Stefen Kisling qeth shtyllën e majtë pingule të portierit vendas dhe përplaset në pjesën anësore të jashtme të rrjetës.

Fatmirësisht për Leverkusen dhe fatkeqësisht për Hofenheim, pjesa e rrjetës ku u përplas topi ishte e çarë dhe sfera e rrumbullaktë përfundon brenda kuadratit. Vetë sulmuesi shtatlartë nuk feston duke parë që topi ishte jashtë kuadratit, por jo për gjyqtarin, që pa një gol fantazmë.

Goli rezultoi vendimtar për fatet e sfidës, pasi takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Leverkusenit.

Top Channel