Bayern Munchen në Oktoberfest

07/10/2013 00:00

Pep Guardiola ka marrë pjesë për herë të parë në festën tradicionale të Oktoberfest-it që zhvillohet çdo vit në Mynih. Së bashku me lojtarët e Bayern dhe pjesëtarët e stafit teknik, trajneri spanjoll shijoi birrën gjermane.

“Zakonisht Guardiola nuk pi birrë, vetëm ujë, por këtë radhë bëri një përjashtim”, tha presidenti Uli Hoennes.

Edhe pse sezonin në krye të bavarezëve e nisi me humbjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmund, Guardiola arriti të fitonte Superkupën e Europës ndaj Chelsea, është në krye të Bundesligës dhe në krye të grupit në Champions.

Top Channel