Ulje e detyruar në aeroportin e Rinasit

28/07/2013 00:00

Një avion i linjës ajrore Romë-Shkup, në të cilin udhëtonin 120 pasagjerë, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” në orët e mesditës.

Burime për Top Channel thonë se shkak për këtë ka qenë emergjenca si pasojë e një defekti teknik të konstatuar në avion gjatë fluturimit.

120 pasagjerët e nacionaliteteve të ndryshme kanë pritur rreth dy orë në tranzitin e aeroportit “Nënë Tereza” për tu rinisur më pas drejt Shkupit pas riparimit të defektit të konstatuar në avion.   

Top Channel