BE-Kinë, marrëveshje për panelet diellore

27/07/2013 00:00

Pas bisedimesh të gjatë, Bashkimi Europian dhe Kina arritën një marrëveshje për cështjen e paneleve diellore, të bllokuar nga Brukseli prej muajsh me argumentimin se cmimet e eksportuesve kinezë po falimentonin prodhuesit europianë.

Komisioni Europian njoftoi se është arritur një marrëveshje mirëkuptimi mes dy palëve. Në marrëveshje, tha komisioneri Karel De Gucht, është parashikuar vendosja e një cmimi dysheme për të tilla produket kineze që do hyjnë në tregun europian.

“Pas javësh bisedimesh intensive, mund të them se jam i kënaqur me ofertën e paraqitur nga eksportuesit kinezë për vendosjen e një cmimi dysheme për produktet e tyre. Kjo ishte zgjidhja miqësore që BE dhe Kina bashkarisht po kërkonin”, deklaroi komisioneri De Gucht.

Në qershor, BE akuzoi Kinën se po mbifurnizonte tregun europian me panele diellore duke ulur cmimin dhe cilësinë dhe kërcënoi se do të vendoste tarifa mbi 46.7 për qind për to.

Kina u kundërpërgjigj duke deklaruar se vendet e BE-së po përdornin tregun kinez për të shitur verën e cilësisë së tretë dhe kërcënoi me të njëjtat masa.

Kina është prodhuesi më i madh i paneleve diellore dhe në vitin 2011-të vlera e eksporteve të tyre vetëm në Bashkimin Europian arriti në 21 miliard euro.

Top Channel