Qendër tregtare bashkë me xhaminë

11/07/2013 00:00

Ambientalistë, arkitektë dhe shoqata të tjera kanë bërë apel për mos
shkatërrimin e parkut të vetëm brenda unazës së Tiranës, duke abuzuar me
faktin se po ndërtohet xhami, pasi pranë Qendres së Ushtrise do të
ndërtohen edhe dy kulla, që do të shërbejne si qendra tregtare.

“Eshtë një vendimmarrje, e cila ka shkelur një sërë hapash, duke filluar që nga mungesa e një studimi të dejaur. Këto tre vepra, një xhami dhe dy kulla biznesi, po ndertohen kaq pranë njëra-tjetrës, kaq pranë Parlamentit dhe në një hapësirë që për fat të mirë ose jo, është hapësira e fundit e mbetur pranë një qendre metropoli siç është Tirana”, thotë ambientalisti Sazan Guri.

Ambientalistet thone se nuk ka nje studim te mirefillte per mjedisin ne kete zone, nderkohe qe shprehen se nuk jane kunder ndertimit te xhamise, por jane kunder abuzimit ne emer te saj.

“Nën emrin e promovimit të një xhamie, për të cilën Komuniteti Mysliman ka nevojë, kalojnë kulla biznesi për qëllime të pastra përfitimi dhe spekulimi ndërtimor. Vetë xhamia ndotet me biznese, qëndron mbi biznese, gjë që shkon edhe kundër principeve të fesë. Kanë mashtruar, ne lidhje me pronesine në të cilën ndërtohet xhamia,ceshtje e cila ende nuk eshte zgjidhur”, thotë arkitekti Artan Shkreli.

Unioni i Arkitekteve kundershton edhe projektin e paraqitur per xhamine pasi eshte e paparanueshme nga ana arkitekturore dhe ajo estetetike.

“Na parashtrohet papritur një projekt që nuk është debatuar ndonjëherë. Na jepet një pamje, ku shohim një xhamie që, më falni nëse shprehem kështu, por ngjan sikur është marrë nga një periferi e Stambollit apo qyteti tjetër të Anadollit. Ka plot shembuj si në lindje ashtu edhe në perëndim të xhamive moderne dhe bashkëkohore”, thotë Ledian Bregasi, nga Unioni i Arkitektëve.

Per projektin e xhamise qe eshte parashikuar te ndertohet prane Parlamentit ka kontestime edhe brenda vete Komunitetit te Myslimanëve. Ne debatin per shkaterrimin e parkut ishin ftuar edhe perfaqesues te bashkise dhe Komunitetit Mysliman, por nuk kane qene te pranishem.

Top Channel