Itali, rritet konsumi i kanabisit tek adoleshentët

09/05/2013 00:00

Konsumi i kanabisit mes adoleshentëve italianë (grupmosha 15-19 vjeç) është rritur, ndërsa konsumi i po kësaj substance është ulur në masën e gjerë të popullsisë.

Ky është përfundimi i raportit të vitit 2013 për gjendjen e varësisë ndaj lëndëve toksike në Itali, i realizuar nga Departamenti i politikave anti-drogë i presidencës së Këshillit të Ministrave.

Të dhënat tregojnë një rritje të kosnumit të kanabisit tek adoleshentët me 2% krahasuar me vitin 2012.

Top Channel