Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
“Alaba goditi nga 120 metra, Buffon dukej si pensionist. Nuk duhet të mërzitet nga fjalët e mia sepse atë top duhet ta kapte. Ndoshta nuk priste që Alaba të godiste në atë pozicion.”
Këto janë fjalët e Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, i cili theksoi se ishte gabimi i portierit të bardhezinjve ai që i hapi rrugën e fitores bavarezëve vetëm pas 26 sekondash lojë.
Buffon gaboi edhe në golin e dytë, ku doli në mënyrë të gabuar dhe duke lejuar që Thomas Muller të shtynte topin në rrjetën e boshatisur.
Ndërsa trajneri i Bayern Munchen, Jup Heynckes, nënvizoi se çelësi i suksesit ishte bllokimi i Andrea Pirlos.
“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Bllokuam Pirlon duke e bërë më pak të rrjedhshme lojën e Juves. Jemi të kënaqur me këtë rezultat pasi nuk është e lehtë të mundësh një skuadër italiane duke dominuar”, tha Heynckes.
Top Channel