10:22 TN "Guximi i nje gruaje"
11:26 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Pejë, lëndohen 20 nxënës
01/03/2013

Mbi 20 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Nxënësit ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi”, në një koncert humanitar që ishte organizuar për të ndihmuar nxënësen Djellza Nimanaj nga Deçani, e cila vuan nga leuçemia.

Koncerti kishte nisur nga ora 13:00 dhe aksidenti ka ndodhur kur gjatë tij ka rënë një pjesë e tavanit dhe ka zënë nxënësit. Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

Drejtori i Drejtorisë për mbrojten dhe shpëtimin në komunën e Pejës, Avdyl Lajqi ka thënë për “Kosovapress” se kanë vizituar nxënësit e lënduar, mirëpo nuk ka dhënë më shumë informata.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se sa i përket të dhënave që kanë deri tani, 21 persona të moshave rinore janë të lënduar, ndërsa dy nxënëse të gjinisë femërore janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në QKUK.

“Akoma nuk i kemi informatat e konfirmuara sepse të gjitha ekipet hetimore të emergjencave dhe prokurori janë në vendngjarje dhe deri tani këto janë të dhënat që i kemi. Kur të kthehen nga terreni ekipet do të njoftoheni më detajisht”, ka thënë Ibraj. / Top Channel







Më shumë nga Kosova
Pas Sirisë, kosovarët në luftën e Irakut
Pas Sirisë duket se shteti i Irakut është destinacioni i radhës i shqiptarëve të Kosovës, të cilët synojnë të bëhen pjesë e luftës për krijimin e shtetit islamik.
Hetuesi i krimeve të luftës në Kosovë
Prokurori kryesor i Task Forcës për Hetime Speciale, Clint Williamson është gati që javën e ardhshme të publikojë raportin që përmban hetimet 3-vjeçare mbi pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, për krime lufte në Kosovë.
Kushtetuesja pranon kërkesën e PDK-së
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar lëndën e depozituar për shqyrtim nga ana e deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së, të cilët kanë kontestuar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.
Kosova, marrëveshje me Togon
Kosova dhe Togo, nga e hëna, kanë vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike dhe bashkëpunim dypalësh në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe fusha të tjera.
“Shtegtarët e lirisë” kthehen nga Brukseli
“Shtegtarët  e lirisë” sjellin në Kosovë mesazhin se, shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave dhe Kosova do të jetë pjesë e NATO-s.


Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.