Emri i Karlo Xhulianit u shndërrua në një simbol te levizjeve
anti-globaliste në botë, por ngjarjen që e bëri atë një emër të njohur
në Shqiperi pak kush e mban mend.

Kjo ngjarje po sillet ne vemendje nga Gjykata e Tiranes qe i referohej nje vendimi te gjykates se Strasburgut per te bere analogji me vendimin e saj per pafajesine e te akuzuarve per vrasjen e tre qytetareve ne 21 janar 2011 ne Tirane.

Gjykata e Tiranes çmon se rasti per te pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo është i njëjtë me atë të policëve të akuzuar për vrasjen e Karlo Xhulianit.

Por çfare ndodhi në 20 korrik të 2001 në Genova te Italise, kur zhvillohej takimi i G8-es dhe çfare ne Tirane ne 21 janar 2011, kur zhvillohej protesta e opozites? Nje nga koncidencat e perbashketa te ketyre dy ngjarjeve eshte se viktima ne Itali dhe te pakten nje prej viktimave ne Shqiperi jane vrare me te njejten tip pistolete, nje Berette 9mm.
 
Karlo Xhuliani vdiq nga plumbi në një prej shesheve të Italise, ku u zhvilluan protesta me te dhunshme mes anti-globalisteve dhe forcave te rendit.Vetëm më 24 mars të vitit 2011, 10 vite me vone Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg do t’i vinte fund nje kapitulli te gjate betejash juridike mes familjareve dhe drejtesise italiane. Sipas ketij vendimi, karabinieri qe e qelloi e kishte bere per mbrojtje te ligjshme, pergjigje e nje rreziku real per jeten e tij dhe kolegeve te tjere. Xhuliani ishte pjese e nje grupi te armatosur, qe me gure dhe sende te forta rrethuan dhe qelluan nje furgon policie, ku ndodheshin tre karabiniere ne nje seance pushimi pas nje turni ne detyre.

Ne panik e siper, per vetembrojtje, nje prej karabiniereve, Mario Plakanikas, i plagosur ngriti armen ne ajer dhe pas nje paralajmerimi me fjalet “Ikni se do t’ju vras” qelloi jashte furgonit. Karabinieri nxorri pistoleten tip Berete 9mm dhe e drejtoi nga nje dritare e thyer e furgonit te policise. Pas 10 sekondash qelloi dy here. Nje plumb goditi 23-vjecarin.

E gjithe çeshtja ne kete rast dhe ne rastin e Tiranes eshte se ku ishte drejtuar arma?
 
Ne 2002, nje panel me kater eksperte italiane doli ne perfundimin se: karabinieri kishte qelluar nga brenda jashte makines, nuk kishte pamje te objektivit dhe se ai kishte qelluar ne ajer, por plumbi u devijua fatkeqesisht ne menyre rastesore nga nje gur i leshuar drejt furgonit nga nje tjeter protestues, ndryshoi teresisht drejtim dhe goditi 23-vjeçarin, i cili ne ate moment ndodhej 4 metra larg makines dhe po mbante nje bombol zjarrfikese gati per t’ja leshuar furgonit. Ne kete rast veprimi i polcise njihet si mbrojtje e nevojshme e jetes.
 
Po në Tiranë?
 
Kater viktimat eshte provuar nga pamjet filmike se jane vrare larg rrethimit te Kryeministrise, me arme zjarri, ndersa nuk paraqisnin, sipas ekspertizes se FBI-së rrezik jete per oficeret e Gardes.
 
Per 21 Janarin, konkluzioni i hetimeve te kryera edhe nga FBI-ja amerikane tregoi se jane kryer 11 qitje ne drejtim te turmes nga arma e ish-komandantit te gardes Ndrea Prendi, 1 prej tyre kishte vrare Faik Myrtajn dhe se nga plumbat e leshuar nga arma e ish-oficerit Agim Llupo u vrane Hekuran Deda dhe Ziver Veizaj. Per rastin e Faik Myrtajt ekspertiza e FBI shprehet ne kete menyre:”Pistoleta Beretta, caliber 9mm, me numer P52796Z janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma shtetasit Ndrea Prendi ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në murët e zyrave të UNHCR-së”.

Nese krahasohen konkluzionet e dy ekspertizave, bie ne sy se ne rastin e ekspertizes per viktimen ne Itali, kater ekspertet kane konkluduar se arma ka qene e drejtuar nga brenda jashte dhe eshte qelluar pas paralajmerimit ne ajer, por plumbi qe vrau 21-vjeçarin ka ndryshuar drejtim si pasoje e perplasjes me nje gur qe po leshohej drejt forcave te rendit. Ne rastin e Tiranes, ekspertiza e FBI thote se eshte qelluar me drejtim turmen.

Top Channel