Testimet në Jerez, Ferrari në flakë

08/02/2013 00:00

Kolaudatorët e Kokëkuqes po kryejnë testet paraprake në vigjilje të nisjes së kampionatit botëror në pistën e Jerez në Spanjë.

Por, testimet e suksesshme të ditëve të para të makinës së re të Ferrarit në
Formula 1, F138 morën një goditje të fortë ditën e premte. 

E papritura u regjistrua në xhiron e dytë të testimit që koaludatori Pedro De La Rosa u detyrua të ndalet. Sic raporton Autosport Ferrari i tij u përfshi nga një tym masiv. Menjëherë teknikët vrapuan në pistë për të ndalur flakët.

Më pas, makina u transportua drejt pit-stopeve ku mësohet se teknikët e Ferrarit kanë nisur punën për identifikimin e problemit.

Top Channel