Privatizimi i 4 hidrocentraleve

16/01/2013 00:00

Zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj hodhi poshtë akuzat e opozitës mbi privatizimin e katër HEC-eve Bistrica 1 dhe 2, Ulëzës dhe Shkopetit, proçes ky që sipas socialistëve do t’u shkaktojë qytetarëve shqiptarë një humbje prej 125 milionë eurosh.

Duke iu referuar krahasimit me HEC-in e Lanabregasit dhe deklaratave të Partisë Socialiste për standart të dyfishtë në privatizim, zoti Dervishaj shpjegoi se bëhet fjalë për dy proçese të ndryshme nga njëri-tjetri.

“Proçesi i privatizimit të katër HEC-eve ka qenë proçes i një tenderimi ndërkombëtar. Ai është i ndryshëm, i pangjashëm me bashkimin e ujësjellësit dhe Lanabregasit në një detaj të vetëm, që ka nje koncept të ndryshëm nga pikëpamja e funksionimit dhe interesit të biznesit për të patur një HEC që funksionon mbi bazën e një rezervuari të caktuar ujor”, sqaroi Dervishaj.

Por sipas ekspertëve të energjitikës, nëse do të bëhej kalimi kapital i HEC-it Lanabregas SH.A, ky kalim brenda shoqërive me të njëtin pronar, shtetin, mund të bëhej pa shpërblim.

Por qeveria ka bërë të kundërtën, i ka shitur HEC-in e Lanabregasit me kapacitet 5 megavat pushtetit qendror të Tiranës me një vlerë prej 15 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, qeveria shpalli zyrtarisht shoqërinë turke “Kurum” si fituese në tenderin për shitjen e katër hidrocentraleve me një kapacitet të instaluar rreth 80 megavat, pasi ofroi shumën 109.5 milionë euro.

Po sipas ekspertëve, ky proçes do të ishte relativisht i besueshëm nëse vlera e shitur tek privati do të ishte më e lartë se ajo e shitjes brenda shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA