Në një përpjekje solidariteti me familjet në nevojë mijëra grekë kanë
dhuruar ushqime, rroba dhe lodra në sheshin Sintagma para Parlamentit.

Kriza ekonomike dhe me pas masat e ashpra te kursimit ne kater vitet e fundit kane gjynjezuar shume familje ne Greqi te cilat ndodhen ne nje gjendje teper te veshtire ekonomike, ndaj njerez te te gjitha moshave i jane pergjigjur nismes “ -Une kujdesem-Une ndaj” ,qe ka marre Bashkia e Athines dhe kanalit televiziv MEGA.

“Ne të gjithë e dimë se përballemi me një situatë të vështirë në Greqi, veçanërisht në Athinë, sepse qindra e mijëra familje kanë probleme me situatën e tanishme. Keshtu qe bashkepunuam me Bashkine e Athines dhe kerkuam prej njerezve te sjellin,ushqime,veshmbathje dhe lodra per femijet”, thotë Charis Goulios nga Mega Channel.

Paketa e masave te aprovuara nga parlamenti si kusht per ndihmen financiare ka reduktuar te ardhurat dhe pensionet deri ne masen 50% ,6% eshte tkurrja e ekonomise qe po kalon ne recension per te pestin vit rrjesht, ndersa papunesia ka tejkaluar shifren rekord prej 25% duke bere qe shumica e grekeve te mos kene mundesi te blejne dicka per festat dhe te kalojne sivjet Krishtlindjet me te deshperuara ne 60 vitet e fundit.

Sipas analisteve viti 2012 qe greket po lene pas, vertet u dha atyre nje “dhurate” duke i mbajtur brenda Eurozones, por nga ana tjeter i ka lene qytetaret e thjeshte me me pak te ardhura,me me pak pune dhe kryesisht me me pak shpresa per te ardhmen. Deshperimi ne familjen greke duket edhe tek letrat qe shume femije i drejtojne babagjyshit te Vitit te Ri, te cilit kesaj here nuk i luten per t’u sjelle dhurata ,por per te sjelle pune per prinderit e tyre ne menyre qe te mundet te paguajne shpenzimet per dimrin. Megjithese parashikimet e agjensive financiare jane optimiste se ne Greqi do te rifilloje zhvillimi ekonomik,shumica e njerezve besojne se sfidat e tyre do te vazhdojne edhe per shume kohe dhe se e keqja ende nuk ka marre fund.

Top Channel