Tendencat vjeshtë-dimër 2012-2013

27/09/2012 19:30

Seksi, stil të lartë dhe klasik janë karakteristika për të kërkuar veshjet tona për këtë vjeshtë dhe dimër.

Është e habitshme se sa shpejt mund të ndryshojë moda. Në këtë verë pamë përshtatshmërinë e veshjeve të brendshme të modeluara si veshje të sipërme. Gjatë këtij sezoni vjeshtë-dimër 2012/2013, moda flet për ndikimin e motiveve orientale në mënyrë perëndimore si dhe prirjet ushtarake po bëhen gjithnjë e më shumë popullore duke i trajtuar ato me dashuri, feminilitet dhe delikatesë në dizenjim.

Stilet dhe modelet e veshjeve në koleksionet e këtij sezoni dimëror janë të shumta duke bërë të mundur për çdo vajzë të gjejë diçka për shijen e saj. Nuk janë të pakta pantallonat “sexy-fit” dhe modelet elegante të stilit barok, copa rinore të frymëzuara nga stili gotik dhe veshje romantike me lule të printuara, kostume me copa me dizenjo të ngarkuara dhe fantazi dhe pulovra të rehatshme me thurje. Të gjitha këto tendenca janë interesante dhe  mund të eksperimentojmë me to në mënyrën më të guximshme në qoftë se duam që të jemi më të veçantë.  Për të mos rrezikuar, atëherë pranohen veshjet elegante.

Të gjitha ngjyrat klasike që i përkasin një stine të ftohtë janë të përfshira në këtë sezon dimri. Ngjyra të tilla si kafe, e zezë, e përhimë, dimër të bardhë, nuancat e grisë, si dhe blu e errët duhet të jenë me bollëk. Kjo nuk do të thotë se disa stilistë nuk përdorin ngjyra të shndritshme, kryesisht në veshjet e mbrëmjeve. Veshje për mbrëmje me ngjyrat pastel të butë u duken të guximshme.
 
Kostume të rehatshme

Printimet i gjejmë kudo tek dizenjatorët që duam. Në këtë vjeshtë/dimër kostumet janë përdorur pothuajse nga të gjithë emrat e mëdhenj të modës. Me copa verbuese dhe printime tepër të dukshme, kostumet me xhaketë dhe pantallona bien në sy edhe për rehatinë e prerjeve të tyre, duke iu përshtatur më së miri kohes së lirë. Kostumet mund të vishen me copa uniform për të mbajtur veshjen tuaj të mirë-ekuilibruar. Këto modele u panë në sfilatat më të fundit të koleksioneve të Prades, Miu Miu, Stella McCartney etj.

Moda orientale

Moda orientale me përdorimin e saj të gjerë të pëlhurave luksoze dhe vëmendje të madhe kushtuar detajeve është tërheqëse për fashionistat perëndimorë. Me ngjyra të pazakonta, printime të gjalla dhe qepje të padukshme aq sa gratë mund të duken seksi dhe joshëse pa treguar shumë trupin.

Ushtarak

Asnjërit prej nesh nuk i pëlqen ideja e luftës apo operacionet ushtarake, por kjo është një fakt që ne e dëgjojmë pothuajse çdo ditë, e cila pa dashur ndikoi edhe në vizionin e modës. Në këtë sezon stili ushtarak do të ndihet shumë te koleksionet e vjeshtë/dimër 12-13.  Çdo projektues nga Victoria Beckham e deri tek Salvatore Ferragamo kanë treguar veprat e tyre të frymëzuara nga prirje ushtarake. Të gjitha llojet e veshjeve ushtarake janë mjaft të thjeshta dhe jo shumë të ngarkuara si veshje ushtarake, por në të vërtetë është përdorur pëlhurë e butë dhe dizenjo të përshtatura tek gratë.

Gotik

Stili gotik ka frymëzuar shumë koleksionistë në këtë sezon për më tepër është kthyer edhe një motiv gjatë vjeshtë/dimër 12-13.  Lëkurë të zezë dhe kadife e cila nxjerr në pah konturet, shoqëruar me detaje të ndryshme kryq dhe aksesore, shtuar dhe kozmetikë të frikshme janë vetëm disa karakteristika të këtij stili.

Lëkurë

Lëkura është gjithmonë në modë, por ajo vjen më trendi kur afrohet dimri. Në koleksionet e këtij sezoni janë krijuar shumë veshje lëkure, por përqëndrimi i dizenjuesve ishte tek fundet e lëkurës seksi dhe me stil. Ka një vështrim të gjerë për lëkurat në këtë sezon ku ne mund të zgjedhim lloje të ndryshme në ngjyra të ndryshme për tu dukur më të mahnitshme dhe elegante.

Gëzofi

Ashtu si lëkura edhe gëzofi do të shfaqet në gjithçka në këtë vjeshtë/dimër. Mantelet e leshta, kapele, xhaketa, çanta dhe çdo send tjetër që ju mund të keni nevojë mund të jetë bërë nga gëzofi. Llojet janë të ndryshme. Megjithatë, peliçet  vijnë në diversitet më të madh, prandaj duhet të zgjidhni llojin dhe atë pallto që ju bën ju të ndiheni të veçantë.

Oversize

Ndërsa ju akoma jeni duke ndjekur rregullat për të ruajtur linja perfekte trupore, harrojini, pasi trendi më i madh i këtij sezoni dimëror janë përmasat e mëdha të veshjeve. Mantelet e zakonshme, pantallona të lirshme, xhaketa me shpatulla të lirshme dhe përmasa ekstra të gjera mund t’i gjeni në Jil Sander, Chloe, Topshop dhe koleksionet Maxmara.

Dizajn i ndërlikuar

Ju mund të jeni një tifoz i gjërave të thjeshta dhe minimale, por ka shumë njerëz që i duan rrobat me dizajn të ndërlikuar, ato të cilat bëhen qendra e vëmendjes tuaj, në mënyrë që të dukeni të veçantë dhe unikë. Këto mund të cilësohen si një nga prodhimet më të shtrenjta sepse krijohen me vështirësi dhe kushtojnë kohë.

Slim-fit pantallona

Pantallonat e puthitura nuk janë një prurje e re dhe shumë prej nesh kanë në garderobë. Dizenjuesit besojnë se ne mund të veshim më shpesh pantallonat e ngushta gjatë këtij sezoni. Pantallonat mund t’i kombinojmë me këpucë sportive ose me këpucë platformë seksi për të krijuar një veshje joshëse.

Peplums

Peplums kanë qenë shumë të popullarizuara këtë verë dhe ato do të jenë në modë edhe gjatë këtij sezoni. Kjo veshje përshtatet mirë me të njëjtën ngjyrë me nuanca të errëta dhe prerje klasike. Kjo është një veshje që përdoret kryesisht në koktejl. Dizenjatorët Etro, Lanvin, Bottega Veneta, Lorenco Riva kanë përfshirë këtë stil.  

Thurjet

Pulovrat e thurura, në formën e palltove janë të përsosura për vjeshtë dhe dimër. Ato na mbajnë ngrohtë dhe në dukje elegantë. Këtë model e sjellin si një tendencë në shumë artikuj dhe në të gjitha ngjyrat e mundshme dhe në prerje të gjata Just Cavalli, Emilio Pucci, Juliana Jador, Stela Mcartney…

E mbushur me lule

Diane von Furstenberg, Suna, Erdem, McQ nga Alexander McQueen janë vetëm disa prej markave që kanë paraqitur në sfilatat e tyre për vjeshtë/dimër. Copat me shumë lule ishin të frenuara gjatë verës gjë që e kanë ruajtur edhe gjatë këtij sezoni. Ato janë më të sofistikuara dhe të rezervuar.

Kadife

Kadifja ka frymëzuar Gucci, Paul Smith, Badgley Mischka, Ralf Lauren në modele “vintage”. Fustanet dhe kostumet prej kadifeje të shndritshme që kaluan në pasarelë dukeshin të mrekullueshme dhe të kujtonin kohët e hershme kur zonjat kërkonin të ndiheshin zonja të vërteta.

Art

Një bukuri e pabesueshme dhe me dizajn shumë të adhurueshëm janë vizatuar nga Dolce & Gabbana, Oscar de la Renta, Lanvin dhe Balmain. Fustane elegante tepër të bukura dhe të stolisura me dorë u panë shumë në pasarela.

Doreza

Dorezat rekomandohen të përdoren masivisht në këtë sezon. Pothuajse çdo projektues dhe shtëpi mode kanë paraqitur dorashka në koleksionet e tyre. Dhe këto doreza ndryshojnë në gjatësi, materiale, ngjyra dhe dizajn. Ka dorashka ekstra të gjata dhe super-shkurtër, lëkure dhe ato me dantella, të kuqe dhe të gjelbër, e thjeshtë dhe e përpunuar në dizajn.

Kapelet

Ka kapele për çdo shije në vjeshtë/dimër 2012/2013. Kapele të mëdha leshi, në forma klasike, kapele femërore, kapele kauboj, elegante dhe kapele nxënës. Të gjitha janë në dispozicion këtë dimër për të eksperimentuar me to.

Këpucët

Këpucët duhet të godasin në këtë sezon nga forma dhe nga ngjyrat. Këpucët me platforma të trasha dhe ortopedike kanë nxjerrë jashtë funksionit këpucët tip balerine, pasi rehati nuk mund të konsiderohet me modelin e të sheshtave-dysheme. Stilistët kanë sjellë si prirje të re moton “ qielli është kufiri”. Këto modele këpucësh i përkasin stilit të përditshëm e ndërsa ka një rikthim të këpucës klasike, me takë shumë të hollë. Dizenjuesit në këtë dimër po përpiqen të heqin takat-platformë dhe përpjekja vjen nga Christian Louboutin, por kjo do t’i kushtojë më shumë këmbës së femrave të cilat do të torturohen mbi takat ekstremisht të larta, rreth 15 cm. Cizmet janë gjithashtu në trend për këtë dimer. Më të favorizuarat janë modelet që shkojnë deri në kyçin e këmbës dhe me modele sportive.     

Top Channel