09:26 Top Show R
11:27 TF "100 vitrinat" R
Programi i plote
PUBLICITET
Biçikleta pa pedale dhe pa shalë
06/09/2012 17:20

Biçikleta pa pedale dhe pa shalë
Një gjerman fitoi vëmendje mediatike duke ideuar atë që sipas tij do të jetë “biçikleta e së ardhmes”.

Mjeti i quajtur “Fliz”, më shumë i ngjan makinës së famshme të Fred Flinstone, se sa një biçiklete të zakonshme nga ajo që jemi mësuar të shohim në qytetet tona.

Në fakt, “biçikleta e së ardhmes” është e ndërtuar pa pedale dhe pa shalë.

Trupi i saj formon një formë u-je të ngritur, ku çiklisti kapet pas trupit me nje mbajtese mjetit dhe e vë në lëvizje duke ecur ose vrapuar.



Falë formës aerodinamike dhe peshës së lehtë, biçikleta është në gjendje që të jetë shumë e manovrueshme dhe të mbajë shpejtësinë e arritur për një kohë të gjatë.

Në momentin kur biçikleta merr shpejtësinë e saj, çiklisti mund të ngrejë këmbët në dy mbajtëse të pedaleve të pasme dhe të shijojë rrugën.



Megjithatë, pavarësisht idesë së veçantë, duket e vështirë që “Fliz”, të shndërrohet në një alternativë të asaj që prej më shumë se dy shekujsh, funksionon falë forcës së pedaleve dhe me njerëz të ulur dhe jo të varur në të… biçikleta e zakonshme. / Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Biçikleta pa pedale dhe pa shalë Naço: Ja skandalet e KLD-së
Reforma në KLD, prokurori dhe gjyqtarët që nuk duhet të flenë të qetë
“Kontroll parlamentar SHISH-it”
Ligji i ri për pasuritë e zyrtarëve
Prokurorë në Athinë për zemrën e Karelit
Shkodër, vrasje me armë zjarri në Vukatanë
Basha: Demokracia në rrezik
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Aksidente rrugore, Vrasja ne burg, Vendet e AMA-s, Siria, Lindja e Mesme, SHISH, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.