Një lajm që pritet të ngjallëe shumë reagime, dhe pse jo nostalgji tek tifozët shqiptarë. Në kuadrin e 100-vjetorit, nga qyteti i Flamurit, Vlora, duket të vijë një dhuratë e madhe për sportëdashësit vlonjat dhe të të gjithë Shqipërisë.
Të mërkurën në mesditë përfaqësues të klubit të Barcelonës, kanë vëzhguar ambientet e stadiumit Flamurtari. Ky stadium është rikonstruktuar dhe në këtë sezon do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje në mbrëmje nën ndriçimin e prozhektorëve.
Inspektimi i zyrtarëve të klubit katalanas duket se ka të bëjë me një ndeshje miqësore që për momentin duket ende si pjesë e imagjinatës, ajo mes vendasve të Flamurtarit dhe Barcelonës së madhe.
ata pas vizitës i kanë konsideruar ambientet e brendshme të stadiumit si normale për akomodimin, për 90 minuta, të një prej klubeve më të mëdha europiane dhe më spektakolare të momentit si Barcelona e Lionel Mesit.
Ngjan si një ëndërr, por në këto momente përfaqësuesit e Barcelonës janë në një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ku po diskutohet rreth mundësisë së zhvillimi të kësaj ndeshjeje historike.
Shpresat në ambientin vlonjat janë shumë të mëdha që një gjë e tillë të realizohet, megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nëse vërtetë ndodh realizimi i një ndeshjeje të tille, ajo do të realizohet brenda muajit nëntor, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit tonë të Pavarësisë, në qytetin e Pavarësisë. / Top Channel
Urdhëri i fundit i Sir Alex
Me barazimin 5-5 ndaj West Brom Sir Alex Ferguson i dha fund më shumë se çerek shekullit të tij në krye të Manchester United, për të marrë tashmë një tjetër post më komod mes drejtuesve të “Djajve të kuq”.
Borussia, Hummels do të jetë në finale Dëmtimi i Mats Hummels nuk është aq i rëndë sa u duk fillimisht dhe qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund do të jetë me shumë mundësi i pranishëm në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.
Champions, italiani Rizzoli për finalen gjermane Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ndeshje që do të luhet në Uembli të Londrës.
Napoli interesohet për Benitez Napoli kërkon që Rafa Benitez të jetë trajneri që do të zëvendësojë Mazzarrin, i cili bëri të ditur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Romës se do të largohet nga klubi italian pas eksperiencës 4-vjeçare.
Tifozët e Fiorentinës, pritë Milanit U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur një përleshje fizike mes tifozëve të Fiorentinës dhe lojtarëve të Milanit.