Festat e çmendura të Princit Harry 22/08/2012 15:55
Skandal në familjen mbretërore britanike. Princi Harry i dha fund imazhit të mirë të krijuar pas paraqitjes në ceremoninë e mbylljes së lojërave olimpike.
Faqja amerikane e lajmeve gossip, TMZ publikoi disa foto të trashëgimtarit të tretë në radhë për fronin mbretëror. Fotot janë shkrepur në Las Vegas, ku Harry kishte udhëtuar për disa ditë pushime pas lodhjes në lojërat olimpike.
Në imazhet e publikuara duket qartë Princi Harry nën shoqërinë e të paktën një vajze, edhe ajo krejtësisht e zhveshur. Sipas TMZ fotot janë shkëputur gjatë një feste të organizuar nga Princi në suitën e tij në MGM, një ndër hotelet më të njohura të Las Vegasit.
Familja mbretërore pranoi autenticitetin e fotove dhe ftoi mediat britanike të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, vetë Princi Harry u ka dhënë fund pushimeve të tij, duket të shfrenuara dhe është nisur menjëherë drejt Londrës. / Top Channel
Cyrus: Alkooli, më i dëmshëm se bari Miley Cyrus ka folur në favor të kanabisit në një intervistë për revistën 'Rolling Stone' duke theksuar se "bari është shumë më pak i dëmshëm se alkooli".
Johnny Depp flet për herë të parë pas ndarjes
Johnny Depp dhe Vanessa Paradisse pak kohë më parë i dhanë fund martesës së tyre 14-vjeçare. Në media u hipotezua shumë për shkaqet e ndarjes, ndërsa vetë aktorët zgjodhën të heshtnin.
Cristina Aguilera rikthehet në formën e saj më të mirë Christina Aguilera përfitoi nga performanca në finalen e “The Voice” në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara për të treguar rikthimin e saj në format ideale trupore.
Rihanna godet me mikrofon fansin
Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë.
Patriotja Miranda Kerr Miranda Kerr ka treguar anën e saj patriotike në një foto ku shfaqet e mbuluar vetëm me flamurin e Australisë, atdheut të saj.