03:30 Lajme e Moti
03:53 Serial "Sopranot"
Programi i plote
PUBLICITET
47-vjeçari, dy jave i zhdukur
18/08/2012

Prej 14 ditësh vazhdon të jetë i zhdukur 47-vjeçari Anton Prendi, nga lagjeja “ Demokracia” ne  qytetin e Fushë Krujës.

Familjarët  apelojne serish dhe thone se policia nuk ka bere sa duhet per kete çeshtje, duke menduar t'i drejtohen vetegjyqesise. Ne shtepine e tij vazhdon ankthi i pritjes i cili per ta eshte bere edhe me i rende sesa lajmi me i keq.

Prendi, baba i tre femijeve, është zhdukur në rrethana misterioze. Vajza, Rajmonda Prendi, tregon momentet e fundit të ndarjes me të atin, si dhe si mësoi ajo zhdukjen e tij.

"Ishte ditë e diel, ishte ora 6.30, kur pasi piu kafen ai u largua për në punë. Në orën 16.30 unë i telefononova shokëve të tij dhe ata më thanë se nuk ishte paraqitur në punë. Njoftova nënën, e cila ndodhej në Tiranë. Ajo bashkë me dajat erdhën këtu, bënë denoncimin në polici, por ende nuk dimë se ku është babai jonë", thotë vajza.

Vëllai i Antonit, Sokol Prendi, akuzon policinë për mosinteresim për gjetjen e vëllait të tij. Ndërsa ai shprehet se heshtja e policisë, po i dërgon familjarët drejtë vetëgjygjësisë.

"Ne po presim, u bë dy javë dhe ende nuk dimë asgjë. Nuk dimë nëse ka shtet apo jo. Nëse nuk do të kemi një reagim, atëherë do të veprojmë vetë", thotë vëllai i Antonit.

Burime të rajonit të policisë së Fushë-Krujës shprehen se pista e hakmarrjes ka rënë, pasi janë bërë të gjitha përpjekjet nga ana e tyre për gjetjen e Antonit, por që deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë. Edhe pse rruga që lidh banesën e Anton Prendit me punën ku ai punonte tek fabrika e tullave në Fushë-Krujë, nuk është as një kilometër larg, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë apo të dhënë për zhdukjen e 47-vjeçarit.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën
Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.
Grabitet kisha 400-vjeçare
Vidhet kisha 400-vjecare e "Shen Gjergjit" ne fshatin Shipske. Ngjarja eshte rregjistruar ne oret e para te mengjesit te se dieles ndersa sipas te henave persona te paidentifikuar pasi kane sharruar kangjellat e dritares kane hyre ne kishe dhe kane arritur te marin pjese te rendesishme te dekoracionit te brendshem te saj si ikonostasin, nje ikone dhe arken e lekeve.
Hapet autostrada Tiranë-Elbasan
Gjatë dy viteve të fundit, që kur nisi ndërtimin, autostrada Tiranë-Elbasan, ishte ndër prioritetet madhore për kryeministrin Berisha.
Vrasja në Angli, pranga në Milano shqiptarit
BBC njofton se një 31 vjeçar është arrestuar në Milano, në lidhje me vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, punëtor skele, i vrarë përpara disa javësh në qytetin bregdetar Hove, në jug të Anglisë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.