07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Aksident në Fier, humbin jetën dy persona
12/08/2012 20:10

Aksident në Fier, humbin jetën dy persona
Arkiv
Një aksident me pasojë humbje jetësh ka ndodhur në rrethin e Fierit, kur një makinë është përplasur me një mur pranë një karburanti



Për pasojë kanë humbur jetën shtetasi Kudret Kalemi, 30 vjeç dhe kunata e tij Adela Kalemi, 23 vjeçe.

Nga burimet e para bëhet e ditur se në aksident kanë mbetur të plagosur edhe 3 fëmijët që gjendeshin në makinë.

Sipas policisë në vendgjarje, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e mjetit.  

 

Aksident në Elbasan, vdesin dy motra

Dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësore.

Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.

Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por ai është identifikuar nga forcat e rendit dhe është shpallur në kërkim.

Ditën e shtunë, në një tjetër ngjarje tragjike, pesë shqiptarë mbetën të vrarë në dy aksidente paralele të ndodhura në afërsi të Janinës, në Greqi.

Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme të ndodhur në unazën e Peqinit, tre mjete u përplasën midis tyre, duke shkaktuar tetë të plagosur.

 

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Kukës, vdekje misterioze e të miturit
Një 10-vjeçar me inicialet E.I nga fshati Shikaj i rrethit të Kukësit ka gjetur vdekjen në rrethana që mbeten ende për t’u zbardhur nga policia.
Arrestohen vrasësit e shqiptarëve
Karabinierët e Milanos kanë arrestuar dy vëllezër, Mattia dhe Maurizio Archinito, të akuzuar për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë.
Atentat kreut të komunës Postribë
Një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Tiranë, ekzekutohet me armë 45-vjeçari
Mund ta kenë vëzhguar në distancë kur ai në mëngjes ka dalë nga shtëpia e tij tek "Kodra e Priftit", e kanë pritur kur ka parkuar makinën pranë vendit ku kishte autoshkollen e më pas e kanë qëlluar tetë herë me armë zjarri duke i sjellë vdekjen.
Ndërtimet pa leje në Tiranë
Kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, gjatë aksionit për prishjen e një ndërtimi pa leje në rrugën Don Bosko deklaroi se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje, pa bërë selektime.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.