Maqedoni, diskriminohet kultura shqiptare 12/08/2012 17:40
Ministria e Kulturës në Maqedoni për një vit nuk ka realizuar asnjë projekt për kulturën shqiptare. Kjo e dhënë është publikuar në Raportin e Qeverisë për punën që ka bërë brenda një viti.
Gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 12 projekte nga Ministria e Kulturës. Janë ndërtuar dhe rikonstruar disa muze në qytetet të ndryshme që i përkesin kulturës dhe historisë maqedonase, por nuk është bërë asgjë për të vetmin muze shqiptar në Maqedoni, atë të Alfabetit në Manastir, i cili ende nuk e ka të rregulluar çështjen e pronësisë.
Projektet shqiptare që promovoi kjo ministri kanë mbetur në fazën përgatitore të studimeve fizibiliti, madje disa prej tyre as që përmenden. Rikonstruimi i Teatrit Shqiptar të Shkupit ka mbetur në fazën fillestare, ndërsa ndërtimi i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës, akoma gjenden në fazën e projektimit të dokumenteve.
Ndërkaq, revitalizimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit, projekt ky që u promovua para pak viteve as që ka hyrë në planet e kësaj ministrie.
Ndryshe nga projektet shqiptare që nuk arrijnë të realizohen me dekada të tëra, projektet që kanë të bëjnë me kulturën maqedonase, edhe pse mund të kushtojnë dhjetëfish më shtrenjtë po realizohen brenda afateve të parapara. / Top Channel
Huliganët sulmojnë Shtëpinë e Alfabetit
Dëmtohet Muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe në Manasatir. Një grup huliganësh ende të paidentifikuar nga policia, mëngjesin e së premtes, rreth orës katër, kanë thyer dyert e hyrjes dhe xhamat e shtëpisë ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit.
Shkëndija në finalen e Kupës Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Komiteti i Helsinkit kritikon Shkupin
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes që po gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqëri, ka filluar të prodhojë krime që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.
Arrestimi i djalit të kryeparlamentarit maqedonas Me pyetjen “përse është arrestuar në Greqi djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski”, mediat greke kanë publikuar në orët e fundit një reportazh nga kjo ngjarje që është mbajtur thuajse e fshehtë për gati tre javë.
Shkup, rrihen barbarisht dy shqiptarë Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.