Pak orë pas arrestimit të të dyshuarit kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës, ministri i brendshëm Flamur Noka ka ngushëlluar familjarët e 38-vjeçares në fshatin Hardhishtë të Durrësit.
Ministri u tha të afërmve të viktimës që u sulmua dhe humbi jetën gjatë një tentative për grabitjen e bizhuterive në Tiranë se policia është shumë afër arrestimit edhe të bashkëpunëtorit të dytë të Aldo Hoxhës.
Në dalje të shtëpisë së Fatbardha Tafës, ministri i brendshëm i bëri apel Prokurorisë dhe gjykatave të jenë më bashkëpunuese: “Bëj apel për Prokurorinë dhe gjykatat të jenë në lartësinë e detyrës për të ruajtur rendin dhe sigurinë e të gjithë
Polcia e Shtetit nuk do të ketë më kategorizime krim i lehtë dhe krim i rëndë. Krimi do të luftohet njëlloj në të gjitha format që do të paraqitet
Flamur Noka Ministër i Brendshëm
qytetarëve. Duhet të ketë një sinkronizim më të mrië për një sukses të garantuar. Krimi do të goditet me të gjitha format dhe mjetet që parashikon ligji.”
Ky apel i ministrit vjen në një kohë kur të paktën policia e kryeqytetit përgjatë muajve qershor-korrik raporton jo zyrtarisht të ketë arrestuar 33 autorë për grabitje çantash, varësesh e celularësh, por që asnjëri pej tyre nuk është mbajtur në burg.
“Polcia e Shtetit nuk do të ketë më kategorizime krim i lehtë dhe krim i rëndë. Krimi do të luftohet njëlloj në të gjitha format që do të paraqitet”, shprehet Noka.
Ndërsa 20-vjeçari nga një fshat i Tiranës, Aldo Hoxha, është në pritje të daljes para gjykatës për masën e sigurisë, Policia e Tiranës vijon të jetë në gadishmëri me turne të zgjatura prej 12 orësh, shërbime këto që u ngritën menjëherë sapo në Tiranë u vra 38-vjeçarja Fatbardha Tafa.
Nga ana tjetër agjentet e krimeve vijojnë me shoqërimet e atij kontigjenti prej më shumë se 200 personash në fushën e grabitjeve dhe vjedhjeve për të identifikuar dhe dërguar në qeli edhe bashkëpunëtorin e grabitësit Hoxha. Aktualisht janë të dyshuar dy persona.
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë
shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2 Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.
Vrasja e shqiptarit në Britani Duke cituar burime policore, “BBC” njofton se dedektivët britanikë, tashmë kanë identifikuar emrin e personit, që ka vrarë dy ditë më parë Xhem Krasniqin, një 31-vjeçar nga Shqipëria.