01:36 Select
03:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Aksident në Elbasan, vdesin dy motra
12/08/2012 09:15

Aksident në Elbasan, vdesin dy motra
Dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësore.

Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.

Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja,
Aksidente rrugore
por ai është identifikuar nga forcat e rendit dhe është shpallur në kërkim.

Ditën e shtunë, në një tjetër ngjarje tragjike, pesë shqiptarë mbetën të vrarë në dy aksidente paralele të ndodhura në afërsi të Janinës, në Greqi.

Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme të ndodhur në unazën e Peqinit, tre mjete u përplasën midis tyre, duke shkaktuar tetë të plagosur. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Londër, vrasja e shqiptarit
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ditë më parë.
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes
Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës
Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2
Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.
Vrasja e shqiptarit në Britani
Duke cituar burime policore, “BBC” njofton se dedektivët britanikë, tashmë kanë identifikuar emrin e personit, që ka vrarë dy ditë më parë Xhem Krasniqin, një 31-vjeçar nga Shqipëria.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.