07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Ish-burri i Amy Winehouse në rrezik për jetën
10/08/2012

Ish-burri i Amy Winehouse në rrezik për jetën
Blake Fielder-Civil, ish-bashkëshorti i Amy Winehouse,e cila humbi jetën një vit më parë, ndodhet në reaminacion në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se Blake ka përfunduar në spital pas një overdoze alkooli dhe drogash, bën të ditur gazeta “The Sun”. Ai është gjetur në banesën e tij, në grahmat e fundit të jetës pasi ka konsumuar pije të ndryshme alkoolike, morfinë dhe heroinë.

Blake është shtruar me urgjencë në spital dhe mjekët e kanë futur në gjendje kome klinike për ta disintoksikuar.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga gossip
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Leo Di Caprio refuzohet nga modelja
Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.
Rita Ora lyen flokët ngjyrë blu
Gjithmonë ka përzier stile të ndryshme veshjeje, por flokët i ka mbajtur përherë të verdha. Tashmë, Rita Ora ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë dhe ka lyer flokët në blu të hapur.
Brad Pitt: Jam më i lumtur se kurrë
Partnerja e tij, Angelina Jolie, zbuloi javën e kaluar se iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë, por edhe pse po kalon kohë të vështira, Brad Pitt është shprehur se është "më i lumtur se kurrë".
Jennifer Lawrence, një “mutante seksi”
“Mutantja” Jennifer Lawrence tregoi linjat perfekte të saj në shesh xhirimin e serisë së fundit të filmi fantastiko-shkencor, X-Man; Dayes of Future Past.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.