Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shkarkuar Drejtorin e Policisë bashkiake Florenc Hoxha, ndërkohë që në vend të tij në krye të Policisë Bashkiake u emërua kreu i Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli.
Florenc Hoxha mësohet se do të emërohet në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit, pas largimit të Arben Nokës.
Florenc Hoxha mbajti detyrën e Kreut të Policisë bashkiake pak më shume se një vit dhe gjatë kësaj periudhe ai u akuzua për ushtrim dhune ndaj punonjësve të administratës së mëparshme bashkiake, por së fundmi edhe ndaj romëve, për të cilët reagoi jo vetëm Avokati i Popullit, por edhe institucionet ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. / Top Channel
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.