Jeta e lumtur e motrave me trupin e bashkuar
09/08/2012 16:50
Nuk pritej të jetonin më shumë se disa orë ne lindje, por motrat siameze, Abigail dhe Brittany Hensel kanë befasuar doktorët dhe të afërmit e tyre, me zhvillimin normal që kanë pasur.
E vetmja gjë jo normale tek këto dy 22-vjeçare është fakti që ndajnë të njëjtin trup që në lindje, por kjo nuk i pengon që të bëjnë një jetë të lumtur dhe të jenë të kënaqura me njëra-tjetrën, ndonëse në këto kushte, duket e vështirë të mendosh se si vajzat mund të shijojë disa momente vetëm.
Ndonëse historia e motrave siameze Hensel është e njohur prej disa vitesh, një dokumentar i ri publikuar te enjten tregoi se si ato u diplomuan nga një Universitet në Minesota, si gjetën punën e tyre të parë dhe se si realizuan një udhëtim të veçantë në Europë.
Të lindura në 7 mars 1990, binjaket nuk pritej të mbijetonin përtej 24 orëve të para të jetës së tyre, për shkak të keqformimi gjenetik nga i cili vuajne.
Por, me kalimin e kohës, vajzat nisën të rriteshin si fëmijë të zakonshëm, të luanin dhe të jetonin pa probleme.
Analizat e mëtejshme kanë treguar se diçka e tillë është e mundur, pasi secila ka trurin, sistemin e saj nervor, mushkëritë, stomakun dhe zemrën e saj.
Në trupin e përbashkët ndodhen tre veshka, por binjaket ndajnë përveç trupit e gjymtyrëve, edhe sistemin e tretjes dhe atë riprodhues.
Kjo do të thotë se vajzat nuk do të kenë nevojë për një të dashur të ndryshëm secila, pasi njëra do t’u mjaftonte të dyjave…