06:08 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Finiq, aty ku toka punohet
09/08/2012

Komuna Finiq në Delvinë, një prej më të rëndësishmeve për nga volumi i prodhimit të drithërave dhe kulturave të tjera të fushës, po shfrytezon sot rreth 80% të sipërfaqes së tokës bujqësore në dispozicion.

Në ndryshim nga shumë zona të tjera në Jug të vendit,  ku toka është lënë djerrë fermerët e këtushëm po rrisin me dhjetëra ha sipërfaqen e mbjellë me misër, grurë e jonxhë.

Por sipas kreut të komunës sfida më e madhe e bujqësisë në këtë zonë eshte mungesa e kanaleve vaditëse e kulluese të shkatërruara menjëherë pas viteve ’90.  

Sipas tij investimi në sistemin e vaditjes do të eleminonte koston e vaditjes me ngritje mekanike dhe do te furnizonte me uje rreth 1800 ha tokë bujqësore që administrohet nga rreth 50 fermerë.

Projekti për ndërtimin e 6000 m linear kanal vaditës është premtuar se do të mbështetet me fonde  të qeverisë por banorët janë në pritje të paktën gjatë 5 viteve të fundit.

Rajoni i Finiqit që furnizon me prodhim drithi një pjesë të rëndësishme të tregut shqiptar gjithashtu rezulton ndër më pak të mbështeturit me subvencione.

Në Finiq jetojnë aktualisht rreth 6700 banorë dhe ushtrojnë aktivitetin rreth 80 biznese të mëdha megjithatë profili kryesor i komunës eshte bujqësia.

Vetëm gjatë 4 viteve të fundit sipërfaqja e mbjellë në këtë zonë është dyfishuar falë investimeve të banorëve të kthyer nga emigracioni për të jetuar në vendlindje.





/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit
Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë dhe SHBA.
Bonot, tjetër minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%.
Interesat e bonove në minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9 për qind.
Qeveria anashkalon Parlamentin
Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin në koncesionin e shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
58% e biznesit: Klima jo e favorshme
Dhoma amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin vjetor të Biznesit, përmes të cilit mat perceptimin e anëtarëve të dhomës për klimën e biznesit në Shqipëri. Për 2012-ën ai është 40,48 nga 100, me një tendencë në rënie për këtë vit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.