Disa zona në planetin Mars i ngjajnë Tokës. Shkencetaret e NASA-s thane
se imazhet e sjella nga roboti "Curiosity" qe ndali ne "Kraterin Gejl"
tregojne nje terren qe mund te krahasohet me shkretetiren "Mohavi" ne
juglindje te Kalifornise.
"Curiosity u ul ne nje vend qe misheron imazhin perfekt te Marsit, por nuk mungojne edhe ngjashmerite me Token, me malet ne sfond, te ndare ne forme piramidash. I ngjan shume asaj qe mund te shihet ne shkretetiren Mohavi, nje vend shume i bukur dhe na ben te ndjehemi sikur jemi ne shtepi", tha shkencëtari i projektit, John Grotzinger.
Zyrtaret e NASA-s i thane gazetareve gjate nje konference per shtyp ne Pasadena te Kalifornise se "instrumentet e Curiosity" funksionojne me se miri. Shkencetaret gjithnje kane pretenduar se Marsi eshte shume i ngjashem me planetin tone dhe aty ekzistojne elemente te jetes. Ata shpresojne se projekti prej 2.5 miliarde dollaresh do te sherbeje per ta konfirmuar kete teori. / Top Channel
Të gjithë jemi afrikanë Testet e avancuara të ADN-së që iu janë nënshtruar zbulimeve të fundit të arkeologjisë, tregojnë se të gjitha racat njerëzore kanë prejardhjen nga kontinenti i Afrikës.
A është i mundur udhëtimi në kohë?
Ideja e udhëtimit në kohë është tunduese, tërheqëse. Do mjaftonte shtypja e disa butonave për të shkuar jo vetëm “diku tjetër”, por edhe “në një kohë tjetër”. Që prej botimit të novelës “Makina e kohës” e H.G Wells në vitin 1895, fillimisht kinemaja dhe më pas shkenca është mahnitur nga kjo ide.
Rrjedhje amoniaku në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Avari në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Astronautët në bordin e këtij stacioni, vunë re rrjedhje amoniaku në atë që njihet si pjesa e Shteteve të Bashkuara të këtij stacioni.
Mijëra “tokësorë” duan të jenë “marsianë”
Më shumë se 78 mijë “tokësorë” dëshirojnë të bëhen “marsianë”. Ky është numri i personave që kanë aplikuar në një projekt të një organizate jofitim-prurëse, që synon të ngrejë koloninë e parë njerëzore në Planetin e Kuq në vitin 2023.
Lajmet kryesore
Konventa kombëtare e PS-së Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës