Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Twitter pas njoftimit të kryeministrit Berisha për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit.
Në mesazhin e postuar në rrjetin social, Rama fton shefin e qeverisë që të votohet për të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe të shihet se cila palë, pozita apo opozita, do të ketë mbështetjen e popullit. Ja dhe mesazhi i Ramës:
“Referendum për Imunitetin? Gati ta pyesim popullin për gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë, ky do ishte referendumi real!
Përderisa për imunitetin kemi rënë dakord e për ndryshimet e tjera Saliu
Gati ta pyesim popullin për të gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë, ky do ishte referendumi real!
Edi Rama Kryetar i Partisë Socialiste
fshihet, le t’i ballafaqojmë hapur me popullin vizionet e argumentat!
Si thua Sali? Nëse ke kurajo jo për t'u tallur me popullin, po për t'u ballafaquar me opozitën përpara popullit, eja bëjmë referendumin!
Kështu le t’ua lëmë shqiptarëve ta ndajnë a duhet ndryshuar në Kushtetutë vetëm pika e imunitetit, apo edhe propozimet e tjera të opozitës!”.
Rama është i mendimit se kufizimi i imunitetit është pjesë e një proçesi shumë më të gjerë, që ka të bëjë me reformën në drejtësi, që sipas tij mungon, për ta fuqizuar këtë sistem dhe për ta shkëputur nga kontrolli i partisë-shtet.
Në një intervistë për Top Channel, Rama u shpreh se, “këtu bëhet fjalë për të ndarë rrugën ku do shkojë Shqipëria, drejt uzurpimit të të gjitha pushteteve dhe pushtimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë nga qeveria, apo drejt ndarjes së pushteteve”. “Ne jemi për të dytën. Ata që sot qeverisin Shqipërinë janë për të parën”, tha Rama.
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.