Vazhdojnë operacionet policore në parandalimin e përdorimit të armëve në dasma e gëzime në Kosovë.
Këto veprime po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Kosovës u ben thirrje për të disatën herë qytetarëve dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve.
“Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, detyrohet që të fillojë kërkimin për armët e përdorura në secilin rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, shkruhej në një deklaratë të policisë.
Vetëm gjatë javës së kaluar policia njofton se ka regjistruar disa raste te arrestimit dhe konfiskimit të armëve të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë festave të ndryshme familjare.
Ndërkaq, nuk janë të pakta rastet kur nga plumbat qorrë kanë pësuar njerëz që s’kanë pasur të bëjnë fare me dasmoret. Rasti më i fundit i rëndë është plagosja e një fëmije nga fshati Reznik të komunës së Vushtrrisë.
Si pasojë e goditjes nga një plumb qorr është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike për ta larguar fillimisht plumbin nga trupi. Policia konfirmon se këtë verë janë regjistruar edhe raste të shkaktimit të lëndimeve trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri nëpër gëzime.
Ndërkaq vetëm gjatë fundjavës janë konfiskuar 19 armë të kalibrave të ndryshëm si dhe ka konfiskuar 267 municion të kalibrave të ndryshëm. / Top Channel
Kosovë, ratifikimi i marrëveshjes
Pas një debati të ashpër, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion me shumicë votash u pajtuan që projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të shkojë në seancë të Kuvendit për miratim, por pa plan të veprimit.
Prishtinë, jo më mbishkrime në shesh Komuna e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kryeqytetit dhe Kosovës që të mos shkruajnë më nëpër pllakat e shesheve të qendrës se qytetit.
Paviçeviç mbërrin në Prishtinë
Tashmë edhe zyrtarisht, për herë të parë në historinë e tyre, Kosova dhe Serbia shkëmbyen mesditën e së hënës zyrtarët ndërlidhës.
Mustafa, përsëri kandidat për Prishtinën Të paktën tri nga pesë degët e LDK-së në Prishtinë e kanë përgatitur emrin Isa Mustafës, kryetarit të opozitës kosovare dhe të kësaj force politike, për ta propozuar për kryetar të Prishtinës para organeve partiake.
Kosovë, policia serbe tërhiqet nga veriu Nga dita e shtunë, të paktën zyrtarisht, nuk ka më polici serbe në veri të Kosovës, raportoi të dielën portali “Telegrafi”.