20:45 "Big Brother Albania 6"
23:25 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Rusi, rikthehet gjakderdhja në Çeçeni
06/08/2012 19:40

Rusi, rikthehet gjakderdhja në Çeçeni
Të paktën tre ushtarë rusë mbetën të vrarë dhe të tjerë u plagosën, në një shpërthim të ndodhur në kryeqytetin e Çeçenisë, Groznin.

Mediat vendase informuan se shpërthimi erdhi si rrjedhojë e një sulmi vetvrasës, i një terroristi që iu afrua ushtarëve në momentin që po largoheshin nga makina.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, një sulm i dytë ndodhi në Grozni në të njëjtën kohë, por nuk ka një bilanc për viktima të mundshme.

Federata Ruse luftoi dy luftëra kundër rebelëve seperatistë çeçenë në dekadën e viteve 1990 dhe ndonëse përpjekjet për pavarësi janë kufizuar gjerësisht, dhuna është përhapur edhe në Republikat e tjera me shumicë muslimane në Kaukaz, atë të Dagestanit dhe Ingushetisë.

Sipas autoriteteve, ende nuk është e qartë se cili grupim organizoi sulmin. Moska ka akuzuar më parë vazhdimisht islamistët në rajon për lidhje me Al-Kaedën. / Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.